Carlo Ancelotti ia ka lënë hapur derën Gareth Bale, si mundësi që ai të jetë srtatues në ndeshjen e Real Madridit në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain të martën e ardhshme.
Uellsiani mund të kishte shënuar në barazimin 0-0 në “Estadio de la Ceramica”, por ai luajti mirë si sulmues në mungesë të Karim Benzemas.
“Nuk e di nëse Bale do të startojë kundër PSG -së”.
💨 @GarethBale11 💨#VillarrealRealMadrid pic.twitter.com/c9IaC3BP6u
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) February 12, 2022
“Ne do të duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. Shpresojmë se mund t’i kthejmë të gjithë”.
“Ai ka pasur mundësinë [të luajë] dhe e ka bërë mirë, mund të kishte shënuar, ai ka qenë i rrezikshëm… Gjithçka që ne kërkuam prej tij”, deklaroi Ancelotti.
🎙️ @MrAncelotti: "It's clear what we were missing. In the 1st half we had a low block, almost too low. We weren't aggresive enough in duels and one-on-one situations. That's why Villarreal had more control. In the 2nd half we were more aggresive without the ball, that was key." pic.twitter.com/qs5XFjTAwi
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) February 12, 2022
Trajneri Italian do të pres rikuperimin e Karim Benzemas për të vendosur pastaj se si do të rreshtohet në vijën e parë të sulmit. /Telegrafi/