Telegrafi

Ancelotti nuk e harron humbjen nga Real Madridi, e quan padrejtësi e madhe

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, nuk e ka harruar eliminim nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve.

Italiani që ka fituar titullin e parë në Bundesligë me Bayern Munich, ka thënë se ajo se çfarë i ndodhi skuadrës së tij, është një padrejtësi e madhe.

“Ishte një padrejtësi. Në histori do të kujtohet se Reali eliminoi Bayernin”.

“Por çfarë ndodhi në Madrid e pamë të gjithë, nuk ishte diçka normale”, ka deklaruar Ancelotti.

Ancelotti do të mundohet që në sezonin e ardhshëm të triumfojë në garën më të fortë në botë. /Telegrafi/