Telegrafi

Ancelotti: Nuk do të më shihni të zhveshur

Italiani premtoi se do të dalë me brekë nëse e thyen premtimin se nuk do të sjellë asnjë përforcim të ri në afatin kalimtar dimëror. Dhe ka përsëritur edhe një herë se do të mbajë premtimin.

“Ishte një paraqitje e mirë dhe Sturridge luajti shumë mirë. Pa Drogban, është e rëndësishme ta kemi atë në formë të mirë. Ai shënoi dy gola dhe kjo është e rëndësishme për një sulmues, të shënoi, por ai e meritoi atë”.

“Kjo do të ngitë vetëbesimin dhe mundësitë e tij. Ai po ashtu ka shumë potencial dhe kualitete të shkëlqyeshëm dhe mund ta tregojë këtë në fushë gjatë janarit. Ne mund t’ia dalim mirë në janar pa lojtarët afrikanë. Dhe jo, nuk do të dal i zhveshur”, ka thënë Ancelotti./Telegrafi/