Telegrafi

Ancelotti: Nuk do të luajmë vetëm për ta ndalur Messin

Në Parc de Princes zhvillohet takimi i parë çerekfinal mes këtyre dy skuadrave, ndërsa trajneri i klubit francez, Carlo Ancelotti, thotë se nuk do të përqendrohet vetëm te Messi.

“Jemi të përqendruar te loja jonë dhe te ndeshja në tërësi, jo te kundërshtarët individualë”.

“Qasja taktike nuk ndryshon nga loja e një futbollisti. Qasja jonë do të jetë e njëjtë”.

“Ju mund të pyesni po ashtu, se si Barca do ta ndalë Ibrahimovicin? Do të jetë shumë vështirë për lojtarët e Barcës”, u ka thënë gazetarëve strategu italian në një konferencë për media. /Telegrafi/