Mats Hummels dhe Renato Sanches do të jenë afrimet e vetme të Bayernit në këtë verë.
Edhe pse në media janë përmendur shumë emra si përforcime të mundshme të klubit bavarez, trajneri i Bayernit, Carlo Ancelott, ka thënë se nuk do të ketë më përforcime.
“Kemi nga dy futbollistë për çdo rol dhe nuk kemi nevojë për përforcime të tjera në këtë afat kalimtar”.
“Kam një raport të mirë me të dhe i uroj shumë fat, më ka lënë në dispozicion një skuadër shumë të fortë dhe shpresoj që lojtarët të mos i kenë harruar ato që u ka mësuar Pep, edhe pse unë kam në mendje idetë e mia”.
“Gotze? Ai është një futbollist i Bayernit dhe do të trajtohet si i tillë. Nuk kam lajme të reja për tu dhënë sa i përket të ardhmes së tij, por të jeni të sigurt se Gotze do të japë maksimumin për këtë fanellë” ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/