Real Madridi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Valencia.
Në fakt madrilenët kanë bërë një përmbysje të madhe për dy minuta falë golave nga Karim Benzema e Vinicius JR.
Trajneri italian i Real Madridit, Carlo Ancelotti i ka ngritur në qiell me lëvdata dy sulmuesit kryesor të Los Blancos.
“Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë. Jemi gjendur në disavantazh, por kemi treguar personalitet dhe kemi përmbysur rezultatin. Nuk është e lehtë të përmbysësh Valencian në shtëpinë e saj”.
Tekniku italian ka lavdëruar edhe lojtarët e inkuadruar nga banka rezervë.
“Mendoj se lojtarët e ardhur nga stoli kanë ndryshuar fatin e ndeshjes”, tha Ancelotti.
“Benzema dhe Vinicius janë dy sulmues të shkëlqyer, jemi me fat që janë pjesë jona. Por edhe të tjerët kanë luajtur shumë mirë, Hazardi, Camavinga. Jam shumë i kënaqur”, deklaroi Ancelotti. /Telegrafi/