Site icon Telegrafi

Ancelotti: Nëse jo te Reali, 100% do isha te United

Ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se ai do të kishte përfunduar te Manchester United, nëse Ferguson do ta kishte kontaktuar më herët.

Ancelotti zbulon të ketë darkuar me Fergusonin në vitin kur ai u pensionua, por thotë se ky kontakt i legjendës së Djajve erdhi pasi ai kishte arritur një akord me Real Madridin.

Ai thotë se po të mos ishte marrë vesh me Realin, do ta pranonte në sekond ofertën e Unitedit, shkruan Telegrafi.

“Ishte një drekë e mirë. Ferguson zgjodhi verën, të shtrenjtën. Por, unë kisha folur me Realin. Për eksperiencë të veten, një trajner duhet të shkojë te Reali”.

“Nëse nuk do të ishte për atë arsye, atëherë do të isha te United edhe sot e kësaj dite”, u shpreh Ancelotti. /Telegrafi/

Exit mobile version