Telegrafi

Ancelotti: Ndeshja me United nuk do të jetë vendimtare

Blutë nesër do të udhëtojnë në Old Trafford në tentim për të rrëzuar Manchester United nga kreu i tabelës dhe për të bërë një hap drejt titullit.

“Ndeshja përballë United është e rëndësishme. Por mendoj se kjo ndeshje nuk do të jetë vendimtare për titull, por sidoqoftë ekipi që do të fitojë këtë ndeshje do të ketë shanse të mira për të qenë kampion”.

“Unë punoj me ngulm për ta sjellë trofeun e Ligës Premier në Stamford Bridge. Ne jemi të etur për sukses pasi Chelsea në tre vitet e fundit ka qenë shumë afër dhe tash është koha për të arritur sukses” , ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/