Carlo Ancelotti beson se Napoli mund t’ia dalë ndaj Arsenalit në Europa League, edhe pse ka humbur 2-0 në ndeshjen e parë në Londër.
Për strategun italian, mundësitë e kualifikimit ekzistojnë ende pasi edhe Partenopei mund të bëjnë ndaj Topçinjve atë që bëri Juventusi ndaj Atletico Madridit (edhe pse mbrëmë bardhezinjtë u eliminuam nga Ajaxi).
“Do të na duhet të luajmë me zemër dhe me tru. Duhet të mos na mungojë guximi. Nuk duhet të jemi aq të depërtueshëm në mbrojtje”.
“Të bëjmë ndeshjen të përsosur. Tifozët do të jenë një shtysë e madhe për të triumfuar. Rezultati na penalizon, por ne do të bëjmë çfarë kemi në dorë për të tentuar kualifikimin”, ka deklaruar Ancelotti, citon KP.
Liga e Evropës mbetet shpresa e vetme e Napolit për të fituar një trofe në këtë sezon.