Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur shumë për Jose Mourinhon dhe sugjeroi se kalimi i tij te Roma ishte vendimi perfekt.
59-vjeçari portugez mori drejtimin e Giallorossëve vitin e kaluar dhe menjëherë gjeti sukses në kryeqytetin italian, duke e udhëhequr klubin drejt titullit të parë evropian në Ligën e Konferencës.
Roma mori përforcime të mëdha si Paulo Dybala dhe Nemanja Matic në verë, të etur për të luftuar për një përfundim në top katërshe.
Duke shkruar në librin e Ivan Zazzaroni ‘Becoming Mourinho’, Ancelotti dha mendimet e tij për Mourinhon dhe transferimin e trajnerit portugez te Roma vitin e kaluar.
“Unë e njoh Josen për shumë vite dhe besoj se Roma e ka ndryshuar atë. Ajo me Giallorossët ishte një martesë perfekte për të dhe për vetë Romën”.
“Ai është një njeri i madh i futbollit. Unë e di se në çfarë ai nuk ka ndryshuar, ndershmëria dhe inteligjenca e tij nuk kanë ndryshuar”, ka thënë Ancelotti.
Esclusivo, #Ancelotti su #Mourinho: “È un grande, lui e la #Roma perfetti insieme” ⬇️ https://t.co/Bj2P9MNWjS
— Corriere dello Sport (@CorSport) November 4, 2022
Që nga ardhja e tij vitin e kaluar, Mourinho ka udhëhequr 73 ndeshje të Romës në total, me mesatarisht 1.84 pikë për ndeshje.
Klubi aktualisht ndodhet i katërti në tabelën e Serie A pas 12 ndeshjesh, duke marrë 25 pikë, nga to tetë fitore dhe një barazim.
Ndeshja e radhës e Romës është Derby della Capitale ndaj rivalëve të urryer lokal, Lazios. /Telegrafi/