Telegrafi

Ancelotti mohon se ka probleme me Mourinhon

“Mendoj se Chelsea dhe Interi janë dy prej klubeve më të rëndësishme në Evropë dhe do të jetë vetëm një takim futbolli, asgjë më i veçantë. Ai është një trajner fantastik. Fitoi titull në Portugali, në Angli dhe në Itali”.

“Kjo do të thotë se bëhet fjalë për një trajner fantastik. Dua të flas për të si trajner, dhe asgjë më shumë”, ka thënë ish-trajneri i Milanit./Telegrafi/