Telegrafi

Ancelotti: Mirë që u shkarkua Benitez

Ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka komplimentuar vendimin e klubit mbretëror për të shkarkuar Rafa Benitezin

Ancelotti thotë se shkarkimi i Benitezit ishte vendim i duhur.

“Secili menaxher ka idetë e tij për futbollin. Dhe kjo ide mund të jetë më e mirë se ajo tjetra”.

“Ndoshta lojtarët, disa prej tyre, ishin më të kënaqur me Benitezin, e disa të tjerë me Zidanen. Stili i Benitezit ishte një sistem i lojës me të cilin ata nuk ishin mësuar”.

“Klubi e pa që me Benitezin lojtarët nuk po ndihen mirë dhe ndryshuan gjëra tnë kohën e duhur. Ata vënë një njeri që ishte një kohë të gjatë në klub dhe që kupton filozofinë. Lojtarët e respektojnë atë”, potencoi Carlito. /Telegrafi/

bike trails