Telegrafi

Ancelotti: Milani nuk ka nevojë për rindërtim

Rosonerët u mposhtën me rezultat 4-0 nga Manchester United, duke u eliminuar kështu nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 7-2.

“Milani u përball me Manchester United, një ekip me kualitete të shkëlqyeshme të cilët janë në një formë të jashtëzakonshme për momentin. Përveç kësaj, ata kishin mungesa të lojtarëve shumë të rëndësishëm si Alexandre Pato dhe Alessandro Nesta”, ka thënë Anceloti për Sky Italia.

“Nuk besoj se rosonerët kanë nevojë për revolucion. Në fakt ata po i ngrenë lojtarët si Luca Antonini, Pato, Thiago Silva dhe Ignazio Abate. Ndoshta kanë nevojë vetëm për pak rregullime”, ka shtuar italiani./Telegrafi/