Ish-trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka thënë se Rossonerët kanë një detyrë për të bërë, në mënyrë që t’ia zgjatin kontratën Zlatan Ibrahimovicit.
Strategu italian, i cili aktualisht e drejton Evertonin, ka qenë në krye të kuqezinjve për nëntë vite, duke arritur të fitojë një Scudetto, Kupën e Italisë dhe dy Liga të Kampionëve.
Që nga kthimi i Ibras, skuadra e Milanit ka qenë ndryshe këtë sezon duke bërë disa paraqitje mbresëlënëse kur në fushë ndodhej sulmuesi veteran.
“Rinovimi me Ibrahimovic nuk është vetëm gjë korrekte për t’u bërë, por edhe një obligim. Ai është akoma një lojtar i nevojshëm”.
“Mendoj se kanë bërë mirë që e konfirmuan Piolin, ai ka bërë punë të shkëlqyer. Arriti ta nxjerrë skuadrën nga vështirësitë”, ka deklaruar Ancelotti për Radio Rai. /Telegrafi/