Telegrafi

Ancelotti: Milani i 2005 ishte më i mirë se ai i 2003 dhe 2007

Carlo Ancelotti pretendon se skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007.

Italiani fitoi dy trofe të Ligës së Kampionëve me kuqezinjtë, por edhe humbi një në vitin 2005 në finale ndaj Liverpoolit.

Megjithatë, ai ndjen se ekipi që humbi ndaj Reds në penallti në Stamboll ishin superior ndaj atyre që fituan në 2003 dhe 2007.

Lexo po ashtu Ancelotti e Mourinho publikojnë formacionet me lojtarët më të mirë që kanë pasur nën urdhrat e tyre - Ibrahimovic me ata që ka luajtur

“Ekipi i vitit 2007 ishte teknikisht inferior nga ekipi i vitit 2005, i cili mbetet skuadra më e mirë me performancën më të mirë në një finale”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

Milani i vitit 2005

“Ekipi i vitit 2005 ishte më i mirë se ai i vitit 2003. Në 2007, ne patëm një motiv të jashtëzakonshëm. Ne e fituam atë përmes motivimit dhe jo cilësisë”.

“Unë e pashë finalen e Stambollit 10 vjet më vonë. Ne gjithashtu luajtëm shumë mirë në kohën shtesë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/