Carlo Ancelotti e ka filluar me mjaftë emocione sfidën e Evertonit ndaj Leeds United.
Të dy skuadrat po përballen në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier, derisa para ndeshjes nderuar Diego Armando Maradonën që ndërroi jetë të mërkurën e kësaj jave.
Lojtarët e Evertonit dhe ata të Leeds United ishin mbledhur në rrethin e fushës, derisa në këmbë ishin ngritur edhe stafi teknik së bashku me dy trajnerët.
Por, Carlo Ancelottin e tradhtuan lotët, kur filluar të nderonin legjendën e futbollit që ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare, pas në sulmi në zemër.
Maradona që ishte yll te Napoli dhe Don Carlo te Milani, ishin përballur disa herë në Serie A.
Natyrisht se trajneri i Evertonit ndanë kujtime të mira nga ajo kohë me Maradonën dhe dukej mjaftë i pikëlluar nga vdekja e legjendës. /Telegrafi/
A moving moment at Goodison Park as the Everton and Leeds United players and managers remember Diego Maradona.
Ancelotti crying 💔😢#EFC #EVELEE #RIPDiegoMaradona pic.twitter.com/oOy0qSdMQJ— Royal Blue Mersey (@RBMersey) November 28, 2020