Telegrafi

Ancelotti: Mbrojtja e Chelseat nuk është aq e mirë

Ancelotti ka bërë të ditur se ekipi i tij ka kaluar një kohë bukur të mirë duke punuar në përmirësimin në mbrojtje nga loja e ndërprerë, në prag të takimit të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid.

“Ne kemi punuar pjesërisht në situata të tilla, por nuk është e rëndësishme vetëm si ia dalim në këto. Duhet të kemi kujdes në lojën nga ndërprerjet. Është vështirë të stërvitemi për këtë, sikur është për penaltitë. Duhet t’i ndryshoni situatat, pasi është gjithmonë ndryshe”, ka thënë Ancelotti.

“Por duhet të punojmë më shumë në to pasi duhet të përmirësohemi. Mund të luani një ndeshje të mirë, siç bëmë kundër Aston Villas, por nëse nuk jeni të kujdesshëm, për gjashtë sekonda, mund të dilni me një rezultat të pakëndshëm”./Telegrafi/