Telegrafi

Ancelotti: Mbetem trajner i Chelseat

Është spekuluar kohëve të fundit se Carlo Ancelotti mund të vihej ‘në sëpatën’ e Roman Abramovichit, por italiani është shumë i sigurt se e ardhmja e tij nuk varet nga rezultatet e këtij sezoni.

“Definitivisht unë mbetem trajner i Chelseat edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht prej rezultateve”.

“Ne po kalojmë nëpër një periudhë të vështirë të lëndimeve. Jemi në një periudhë ku plotësisht varemi nga lëndimet. Sidoqoftë, të gjitha klubet kishin lëndime dhe kjo nuk është arsye”.

“Nuk e përkrah metodën – ‘shpenzo shumë për të fituar tituj’. Ne kemi një skuadër të mirë që do të ndryshohet lehtë vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Ancelotti për La Stampa. /Telegrafi/