Telegrafi

Ancelotti, Matthausit: Muller është inteligjent

Thomas Muller ka luftuar për të mbetur në formën më të mirë edhe këtë sezon.

Kështu i përgjigjet trajneri italian kritikave të Lothar Mattausit, i cili i kishte kërkuar strategut të Bayern Munichut Carlo Ancelottit të mos i bëj më vend në formacionin bazë reprezentuesit gjerman.

Lexo po ashtu Matthaus: Muller nuk ka vend te Bayerni i Ancelottit

“Shpeshherë kam thënë se Thomas Muller është një lojtar shumë inteligjent”, tha Ancelotti, transmeton Telegrafi.

“Ai gjithmonë e gjen vendin e duhur në fushë, pavarësisht nga pozicioni që luan. Asgjë nuk ka ndryshuar për Thomasin”, ka thënë ndër të tjerash trajneri italian.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Bayern Munichut

Reprezentuesi gjerman ka shënuar vetëm një gol në këtë sezon në Bundesliga, ndërsa bavarezët aktualisht gjenden në një kamp stërvitor në Katar. /Telegrafi/