Telegrafi

Ancelotti i mahnitur nga ky futbollist i Bayernit

Carlo Ancelotti është i impresionuar nga forma e arsyeshme e mbrojtësit, Javi Martinez, para nisjes së sezonit të ri të Bundesligës.

Spanjolli me dhunti të shumta është në gjendje të luajë në mbrojtje dhe mesfushë, ka parë karrierën e tij në Gjermani të ndërprerë vazhdimisht nga lëndimet që nga lëvizja e tij në Bavari nga Athletic Bilbao në vitin 2012.

27-vjeçari ka filluar vetëm 11 ndeshje në Bundesliga sezonin e kaluar për shkak të problemeve në gju, por ka lënduar edhe ligamentin krucial të tij në një incident tjetër në vitin 2014.

Martinez, i cili ka filluar në fitoren e Superkupës ndaj Borussia Dortmund dhe një triumf të DFB-Pokal ndaj Carl Zeiss Jena, ka marrë lëvdata të larta nga trajneri i tij i ri, Carlo Ancelotti.

“Të jem i sinqertë, unë kam qenë shumë i befasuar nga Martinez”, ka thënë Ancelotti për ESPN, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ancelotti i kënaqur me fitoren në Kupë

“Ai ishte lojtari më i mirë në fushë kundër Dortmundit dhe kundër Jenas, ai ka arritur të njëjtin nivel”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/