Site icon Telegrafi

Ancelotti i lumtur me fitoren ndaj Atalantës, tregon edhe nëse lëndimi i Mbappes është serioz

Real Madridi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, pasi ka fituar në udhëtim te Atalanta 3-2.

Carlo Ancelotti ka folur pas ndeshjes duke thënë se kanë vuajtur, por kanë bërë një ndeshje shumë të mirë.

“Të fitosh këtu në Bergamo nuk është e lehtë, ne duhej të vuanim. Ne luajtëm shumë mirë kur filloi pjesa e dytë dhe shënuam dy gola”, tha Carlo Ancelotti për mediat.

Lexo po ashtu Real Madridi vuan, por fiton në udhëtim te Atalanta

“Atalanta po bënin presion, por ne e nisëm mirë pjesën e dytë. Jemi shumë të lumtur. Kemi luajtur futbollin tonë më të mirë”, u shpreh tekniku italian.

Tutje Ancelotti foli edhe për largimin nga loja të Kylian Mbapps, duke thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz.

Lexo po ashtu Mbappe shënon dhe lëndohet, Atalanta barazon në fund të pjesës së parë

“Dëmtimi i Kylian Mbappe nuk duket serioz. Është një mbingarkesë,” tha Carlo Ancelotti për mediat.

Ndeshjen e radhës Los Blancos në Ligën e Kampionëve e zhvillojnë para adhuruesve të tyre ku presin skuadrën austriake Red Bull Salzburg. /Telegrafi/

Exit mobile version