Site icon Telegrafi

Ancelotti lëvdon Guardiolën

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti, ka pasur fjalë të mira për paraardhësin e tij, Pep Guardiola.

Ancelotti po bëhet gati për miqësoren e Bayernit ndaj Cityt në Allianz Arena, para të cilit duel ai ka lëvduar homologun e tij.

“Eshtë miqësore, duam të bëjmë më të mirën, të gjithë duan të fitojnë, por rezultati është gjëja më e parëndësishme”.

“Unë dua që ekipi të bëjë mirë në këtë ndeshje. Koha e Guardiolas ishte shumë e mirë. Shpresoj që lojtarët të mos e harrojnë këtë, sepse ishte përvojë e mirë për ta”.

“Secili menaxher ka stilin e vet, dhe këtë vit un do të vë idetë e mia në përdorim, por unë mendoj se Guardiola bëri këtu shumë mirë në tri vitet e fundit dhe do të jetë e rëndëisshme ajo që ka bërë në sezonet në vijim”, potencoi Ancelotti. /Telegrafi/

Exit mobile version