Telegrafi

Ancelotti lavdëron Montellan

Carlo Ancelotti ka lavdëruar trajnerin e Milanit, Vincenzo Montella për punë që ai po bën në San Siro.

Ish-trajneri i Milanit, që kohët e fundit mori përsipër kampionin gjerman. Bayern Munich, me të dy ekipet që u ndanë baras 3-3 në një miqësore para-sezonale në Soldier Field natën e fundit.

Megjithatë, skuadra nga Serie A u tregua më e saktë në penallti, duke fituar në fund ndeshjen.

Lexo po ashtu Montella dëshiron Cuadradon

Pas ndeshjes, trajneri italian ishte i impresionuar nga homologu i tij, Vincenzo Montella, i cili sipas tij po bënë një punë të mirë te Milani.

“Mendoj se Milani luajti mirë. Ata treguan organizim të mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Montella është duke bërë një punë të mirë”, deklaroi ish-strategu i Real Madrid para gazetarëve. /Telegrafi/