Telegrafi

Ancelotti: Ky ekip është i Abramovichit jo i imi

Ancelotti është duke qëndruar në maje të tabelës së Ligës Premier pas fitores së thellë prej 7-2 ndaj Sunderlandit.

“Ekipi është i pronarit jo i imi. Unë jam i nderuar të përgatis këtë ekip. Ishte paraqitja më e mirë e jona e sezonit dhe pronarit i pëlqen ta shohë Chelsean ashtu siç edhe luajtëm”.

“Iu thash në gjysmën e lojës se duhet të luajnë 90 minuta dhe të mos ndalen. Njerëzit paguajnë për tiketa për të parë lojë për 90 minuta, jo vetëm për 45. Do të më pëlqente të shoh Chelsean të luajë çdo ndeshje si kjo. Nuk e di nëse është e mundshme, por do të përpiqemi”, ka thënë Ancelotti./Telegrafi/