Carlo Ancelotti ka folur rreth shortit të Ligës së Kampionëve.
Sot është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve, ku fati ka dashur që t’i takoj përsëri rivalët, Bayern Munich dhe Arsenal.
Megjithatë, sipas trajnerit të bavarezëve, Ancelottit, skuadra e tij do ta sigurojë sigurt kualifikimin, pasi beson në futbollistët e tij.
“Unë besoj në ekipin tim dhe shpresoj se ne mund të arrijmë në çerekfinale”, ka thënë Ancelotti pas mësimit të kundërshtarit, përcjell Telegrafi.
“Kalimi do të jetë i vështirë, por unë jam i sigurt”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/