Carlo Ancelotti thuhet se është afër për t’i dhënë lamtumirën Napolit dhe raportohet se mund të konsiderojë rikthimin te Milani sezonin e ardhshëm.
Kohëve të fundit ka pasur kaos në San Paolo dhe mbretërimi i Ancelotti duket se po shkon drejt fundit. Tani, gazeta Tuttosport pretendon se italiani nuk do të qëndrojë më te Napoli pas sezonit aktual.
Raportet e kohëve të fundit sugjerojnë se 60-vjeçari mund të interesohej nëse kuqezinjtë do të bënin një veprim për të tentuar rikthimin e tij.
Sipas rregullave të Serie A, një trajner nuk mund të punojë për dy klube në të njëjtin sezon, kështu që çdo veprim në San Siro do të duhet të ishte sezoni tjetër, edhe nëse ai largohet më herët nga Napoli.
Milani tashmë ka zëvendësuar Marco Giampaolon dhe ka emëruar Stefano Piolin si pasardhësin e dytë të Gennaro Gattusos, i cili përfundoi sezonin e kaluar një pikë larg nga pozita që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Me të ardhmen e Ancelottit të paqartë përtej këtij sezoni, ai mund të tundohet të marrë një sfidë tjetër në San Siro.
Trajneri italian më parë kishte një kohë shumë të suksesshme te Milani, si lojtar dhe trajner, por do të përballet me një sfidë krejtësisht të ndryshme nëse zgjedh të marrë përsipër punën kësaj radhe.
Gjatë periudhës së tij në San Siro, skuadra e tij e Milanit fitoi Scudetton në sezonin 2003-04 dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve – më 2002-03 dhe 2006-07. /Telegrafi/