Site icon Telegrafi

Ancelotti konfirmon se Real Madridi po e ndjekë situatën e talentit 20-vjeçar

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se klubi po monitoron situatën e mesfushorit Nico Paz, i cili po luan në Serie A. 

Reprezentuesi argjentinas u largua nga Real Madridi në verë për t’iu bashkuar Comos dhe tashmë është bërë një lojtar kyç i Cesc Fabregas. 

Paz ka marrë disa minuta të konsiderueshme nga Carlo Ancelotti dy sezone më parë para ardhjes së Arda Guler, madje ai shënoi në Ligën e Kampionëve ndaj Napolit. 

Sidoqoftë, 20-vjeçari u transferua tek Como në Itali për 6 milionë euro, por Real Madridi mban opsionin e riblerjes. 

Lexo po ashtu Real Madridi identifikon yllin spanjoll si të duhurin për ta përforcuar mesfushën

“Ne e ndjekim atë shumë. Mendoj se ky vit që po luan jashtë Real Madridit do të jetë shumë i mirë për të”. 

“Ai është një lojtar për të cilin mendojmë se do të jetë e ardhmja e Real Madridit”, ka thënë Ancelotti. 

Tekniku italian gjithashtu u pyet edhe për përbërjen e skuadrës së Real Madridit, pasi së fundmi u raportua që ‘Los Blancos’ duan të transferojnë lojtarë spanjoll, pasi kanë vetëm gjashtë të tillë momentalisht. 

“Është e vërtetë se skuadra e Real Madridit është e mbushur me lojtarë të huaj dhe se shumë lojtarë të rinj u transferuan gjatë viteve të fundit”. 

“Transferimet e fundit si Guler dhe Endrick dalëngadalë po bëhen pjesë e ekipit”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version