Telegrafi

Ancelotti: Kinezët nuk mund të maten me Berlusconin

Carlo Ancelotti thotë se pronarët e rinj të Milanit nuk mund të maten me Silvio Berlusconin. 

Presidenti i Rossonerëve ka qëndruar në krye të klubit për 30 vjet për t’i shitur aksionet te konsorciumi Sino-Europe Sports që është në pronësi të kinezëve.

“E konsideroj si presidentin tim”.

“Presidenti i jetës dhe i karrierës së futbollit.  Silvio Berlusconi ishte nga të paktët president që ka ndryshuar futbollin italian duke investuar për futbollin modern”.

Lexo po ashtu Top shtatë lojtarët që u pensionuan të ri nga futbolli (Foto)

“Rezultatet unike tregojnë gjithçka dhe ai është në librat e historisë. Ju them investitorëve të rinj të Milanit se ata nuk mund të maten me Silvio Berlusconin”, ka thënë Ancelotti.

Ai ka thënë se kur Berlusconi kishte ndërtuar Milanellon klubet tjera nuk mendon për këtë gjë. /Telegrafi/