Telegrafi

Ancelotti kërkon trofetë e Ligës Premier dhe Kupës FA

“Tani duhet të shikojmë vetëm në Ligën Premier dhe FA Cup. Nuk është moment i lehtë sepse ne jemi jashtë një gare të rëndësishme si Liga e Kampionëve. Ne jemi të zhgënjyer por ky është futbolli dhe duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme”.

“Ne mund të arrijmë gjëra interesante këtë sezon. Ne mund të fitojmë dy tituj. Do të jetë vështirë por unë e di se mund të fitojmë dy tituj. Vetëm pesë skuadra në 140 vitet e fundit kanë fituar dy tituj, dhe ky është synimi ynë”, deklaroi Ancelotti. /Telegrafi/