Telegrafi

Ancelotti kërkon nga Chelsea ta mbajë formën

Blutë kanë fituar katër ndeshje në katër takimet e para në Ligën Premier duke kryesuar në tabelë me pikë të barabarta me Tottenhamin.

“Kemi dëshmuar se mund të adaptohemi në sisteme dhe forma të ndryshme me lëvizje inteligjente dhe jam i kënaqur që lojtarët e mi sulmues kanë treguar se mund të lëvizin nëpër fushë pavarësisht sistemit të lojës që luajmë”.

“Jam i lumtur sepse treguam lojë të mirë në fushë. Duhet ta ruajmë këtë moment”, është shprehur ish-trajneri i Milanit.