Telegrafi

Ancelotti kërkon më shumë nga Cole

Lojtari është pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka arritur pajtim për vazhdimin e saj.

“Ai dëshiron të qëndrojë dhe ne duam ta mbajmë atë. Ne e dimë situatën dhe jemi duke biseduar me të. Jemi të bindur se Joe dëshiron të qëndrojë. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe fansat. Fansat e pëlqejnë atë dhe mendoj se ai do të qëndrojë”.

“Për Joe është një moment i rëndësishëm. Ai erdhi nga lëndimi dhe ka një qëllim të rëndësishëm të arrijë këtë sezon. Kupa Botërore do të thotë se ai duhet të luajë mirë në Chelsea. Për momentin ai ka qëndrim të mirë mental dhe është në formë të mirë”, ka thënë Ancelotti./Telegrafi/