Telegrafi

Ancelotti kërkon fitore ndaj Interit

Blutë e Londrës janë në deficit 2-1 nga ndeshja e parë, por Ancelotti shprehet të jetë mjaft i përgatitur për sfidën, duke qenë njëkohësisht i bindur për kualifikimin në çerekfinale.

“Nuk mendoj se kemi dërguar një mesazh me atë fitore dje (të shtunën). Ndeshja kundër Interit do të jetë e baraspeshuar. Ne e dëshirojmë fitoren, ashtu sikurse Interi”.

“Ne duhet të bëjmë më të mirën dhe të fitojmë, pasi që është moment kur jemi në formë të mirë”, deklaroi Ancelotti. /Telegrafi/