Telegrafi

Ancelotti: Kam menduar se është lehtë të fitohet Ligue 1

Klubi kryeqytetas ka sjellë emra të mëdhenj në skuadër, si Zlatan Ibrahimovic, Thiago Silva e Ezequiel Lavezzi, si edhe vet strategun italian, mirëpo renditja në tabelë tregon se shumë pak dallon nga klubet tjera.

“Kjo nuk është skuadra ime. Është skuadra e pronarit, ashtu siç kam thënë edhe te Chelsea. Mirëpo, ndjehem mirë”.

“Kam menduar se do të jetë më lehtë, por pas një viti, mund të them se nuk është lehtë, sepse kampionati këtu është i vështirë”.

“Këtu ka lojtarë të mirë, ekipe të mira dhe meqë kemi shpenzuar shumë para, ne duhet të fitojmë”, ka thënë ish-trajneri i Milanit. /Telegrafi/