Telegrafi

Ancelotti: Kam kujtime të mira nga Anfield, shkojmë për të sulmuar

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp dhe beson se skuadra e tij duhet të sulmojë Liverpoolin në Anfield.

Napoli shkon në lojën e fundit të grupeve duke e ditur se një barazim do t’i shohë ata të kalojnë grupin para Reds.

Për Liverpoolin, një fitore 1-0, ose ndonjë fitore tjetër me dy gola ose më shumë, do t’i shohë ata të kalojnë tutje, por Ancelotti ka thënë se skuadra e tij duhet të sulmojë.

Lexo po ashtu Klubet që kanë kaluar tutje në Ligën e Kampionëve dhe rezultatet që i duhen Liverpoolit dhe Interit për tu futur në 16 më të mirat

“Unë kam shumë kujtime nga Anfield”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Kujtimi i im i fundit është një e mirë sepse kam fituar titullin atje me Chelsean”.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe emocionuese, por ne do të shkojmë atje dhe do të luajmë lojën tonë të zakonshme”.

Momente nga ndeshja e parë në San Paolo (Photo by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Do të ishte kundër-produktive të përpiqeshim të parkonim autobusin, përveç ndonjë gjëje tjetër, nuk është kështu”.

Lexo po ashtu Alisson: E di sa të fortë janë Napoli, por besoj te kualitet tona

“Do të përpiqemi të udhëheqim lojën dhe jam i sigurt që futbollistët janë të gatshëm dhe të japin gjithçka, absolutisht”.

“Do të shkojmë atje me mendje për sulmuese, për të sulmuar ashtu sikurse ndaj PSG-së”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/