Telegrafi

Ancelotti: Kaka dhe Ibra nuk transferohen te Chelsea

“Kaka do të luante mirë për mua sepse unë kam biseduar me të gjatë gjithë kohës. Por, fatkeqësisht ai nuk mund të vijë këtu, së pari Reali nuk dëshiron ta shesë atë, së dyti ne do të duhet të pajtoheshim me shumën e transferimit dhe së treti ky do të ishte operacion multi-milionësh. Asnjë prej këtyre kushteve nuk ekzistojnë këtu”.

“Ibra? Nëse keni një sulmues si Drogba që shënon 37 gola atëherë pse duhet të kërkoni një sulmues tjetër?”.

“Manchester City? Ata po shpenzojnë shumë dhe Roberto Mancini po e pajis skuadrën. Të presim dhe të shohim, ata gjithashtu do të transferojnë Aleksandar Kolarovin dhe Edin Dzekon”, u shpreh Ancelotti. /Telegrafi/