Telegrafi

Ancelotti ka treguar pse e refuzoi Manchester Unitedin

(Foto: Instagram/mrancelotti)

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka pranuar se e kishte refuzuar shansin ta drejtonte Manchester Unitedin, sepse dëshironte të bëhej trajner i Real Madridit.

Para ndeshjes çerekfinale të Carabao Cup që zhvillohet sot (e mërkurë) mes këtyre skuadrave në Goodison Park, strategu italian ka treguar se Sir Alex Ferguson ia kishte ofruar punën në Old Trafford para se të pensionohej.

Mirëpo, Ancelotti ishte në prag që të merrte drejtimin e Los Blancos, ashtu që e refuzoi ofertën për t’u bërë trajner i Unitedi.

(Foto: Instagram/mrancelotti)

“Doni të dini nga unë (lidhur me mundësinë e të qenit trajner i Unitedit)? Mund të them se akoma mbaj raporte fantastike me Sir Alex dhe ne patëm një takim kur ai vendosi të pensionohej”.

“Mirëpo, unë isha pranë Real Madridit, kështu që e vlerësoj faktin që asokohe, ai foli me mua. Kaq ishte, nuk kam pasur mundësi tjetër (për t’u bërë trajner i Unitedit)”, u ka thënë Ancelotti gazetarëve në konferencën për shtyp. /Telegrafi/