Telegrafi

Ancelotti: Juve nuk duhet t’ia ketë frikën Interit

“Interi është favorit (për titull), sepse ka një trajner të shkëlqyer dhe arrin të nxisë frikë te kundërshtarët. Nëse Juve frikësohet nga Nerazzurët, atëherë do të ‘skuqen’ në fund”, ka thënë trajneri i dikurshëm i Juventusit për La Stampa.

Për më shumë, Ancelotti ka thënë se i pëlqen Mario Balotelli dhe me gjithë dëshirë do të transferonte një lojtar si ai, dhe SuperMario do të luante në formacionin bazë të tij. /Telegrafi/