Telegrafi

Ancelotti jep dritë të gjelbër për Riberyn

People shkruan se Ancelotti iu ka thënë fansave se nuk do të nënshkruajë me askënd dhe se do të vrapojë i zhveshur nëpër fushën e klubit nëse ai gënjen. Por italiani është nxituar kur ka dhënë deklaratën.

Pronari i bluve Roman Abramovich ia ka dhënë paratë Ancelottit dhe dëshiron që ai t’i harxhojë ata, derisa lideri i Ligës Premier dëshiron ta forcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Dhe Ribery tash është zgjidhja e parë pasi Chelsea e di se ai do të shkojë diku tjetër nëse nuk e siguron atë në Vitin e Ri, me FIFA që ka suspenduar klubin anglez të transferojë gjatë verës së ardhshme./Telegrafi/