Telegrafi

Ancelotti: James dhe Icardi do të shkëlqenin në Napoli

Carlo Ancelotti . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Carlo Ancelotti thotë se James Rodriguez dhe Mauro Icardi do ta përmirësonin Napoli e tij, nëse bashkohet me këtë klub.  

Negociatat duket se kanë ngecur me Real Madridin për Jamesin, pasi edhe Atletico Madrid është në garë, ndërsa sa i përket Icardit, ata janë duke u ballafaquar me Juven.

“Një lojtar në rolin e James mundet me siguri të na ndihmojë në përfundimin e aksioneve , por edhe me topa për sulmuesit tanë”.

“Gjithmonë kam pasur sukses të madh në karrierën time, nga Pippo Inzaghi në Zlatan Ibrahimovic. Icardi është një sulmues i madh, siç është Arkadiusz Milik”.

Në fund disa fjalë edhe për Eljif Elmas që erdhi nga Fenerbahce këtë javë dhe bëri debutimin e tij.

“Ai është një blerje që ne të gjithë dëshironim, stafi dhe klubi. Ne e njohim mirë, pasi e kemi parë atë shumë herë. Pres që Elmas ta përmirësojë cilësinë në mesfushën tonë, e cila tashmë është në një nivel shumë të lartë”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/