Telegrafi

Ancelotti: Interi mbetet favorit për Serie A

“E kam mirë në Londër, por këtu në Angli ka një konkurrencë më të madhe. Ka një ambient më të mirë, presion më të vogël rreth punës tuaj dhe futbolli shihet si spektakël. Stadiumet janë shumë të bukura, komforte. Kam shumë mbresa të mira në katër muajt e parë”, ka thënë Ancelotti.

Pasi ka folur për ish-klubin e tij Milanin, ku ka lavdëruar sulmuesin Alexandre Pato, Ancelotti ka përmendur Interin si favorit për të fituar Serie A.

“Interi mbetet ekipi që duhet të fitohet, pasi ka një përbërje më konkurruese. Po ashtu ata kanë një trajner të shkëlqyeshëm, i cili në Chelsea kujtohet me shumë dashur”, ka shtuar mes tjerash italiani./Telegrafi/