Sipas mediumit spanjoll Relevo, Carlo Ancelotti pas një analize të bërë ka rënë në përfundim se faza e mbrojtjes është problemi më i madh për Real Madridin këtë sezon.
Humbja e thellë ndaj Barcelonës në ‘El Clasico’ me rezultat 4-0 ‘trazoi ujërat’ brenda klubit madrilen, pasi shumë persona kanë vënë në pikëpyetje qasjen e ekipit.
Tekniku italian dhe stafi i tij kanë punuar shumë gjatë javëve të fundit për të rregulluar këtë problem me disa seanca stërvitore rigoroze.
Ancelotti madje thuhet se po shikon për alternativa të ndryshme për ta përmirësuar stilin e presionit të ekipit të tij, pasi edhe ky është një problem i dallueshëm.
🚨 JUST IN: After studying the situation very carefully, Carlo Ancelotti has reached a conclusion: the team has a defensive problem. @relevo pic.twitter.com/Jm8MpymApk
— Madrid Zone (@theMadridZone) November 3, 2024
Real Madridi momentalisht nuk po arrin të mbështetet në shërbimet e David Alaba dhe Dani Carvajal dhe kjo nuk po i ndihmon aspak gjërat.
Sidoqoftë, Ancelotti do të shpresojë që në vazhdim të gjejë një zgjidhje për krizën në mbrojtje në mënyrë që ekipi i tij të jetë në gjendje të garojë me ekipet e mëdha.
Nesër (e martë) Real Madridi do të ketë punë me Milanin në Ligën e Kampionëve, aty ku ekipi i drejtuar nga italiani do ketë mundësinë të lë pas vetes humbjen e hidhur ndaj blaugranasve./Telegrafi/