Carlo Ancelotti ka këmbëngulur se mesfushori i Napolit, Allan, nuk do të bashkohet me Paris Saint-Germain këtë muaj.
Allan pritet të mungojë ndaj Milanit në ndeshjen e kësaj jave në Serie A, por nuk pritet të largohet nga klubi drejt PSG-së, qysh u raportua më parë.
“Ai nuk ka trajnuar shumë dhe ka pasur një javë të vështirë. Do ta mbajmë këtu për të stërvitur dhe për t’u përgatitur për të martën”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencë për shtyp.
“E vetmja gjë që unë di është se Allan do të qëndrojë”.
“Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe ai do të jetë edhe më shumë në këtë pjesë të dytë të sezonit”.
🎙@MrAncelotti: "Allan isn't in the squad for tomorrow. It's been a tough week for him and he's not trained much. He'll stay here to train for Tuesday's game"
⚽ #MilanNapoli
🇮🇹 @SerieA
💙#ForzaNapoliSempre— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) January 25, 2019
“Nuk ishte e vështirë për të menaxhuar Allanin, sepse gjithçka ishte shumë e qartë. Nga ana jonë nuk kishte nevojë ta shisnim”.
🎙@MrAncelotti: “Allan will stay here – the conditions weren't right to let him go"
⚽ #MilanNapoli
🇮🇹 @SerieA
💙#ForzaNapoliSempre— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) January 25, 2019
“Nuk ishte arsyeja vetëm se PSG do ta blej atë, pasi ka kushte dhe kërkesa. Nëse ofertat nuk e kënaqin klubin, asgjë nuk ndryshon”.
“Klubi pranon nevojat e lojtarit për të lëvizur nëse ekzistojnë kushtet për ta bërë këtë, por lojtari është i vetëdijshëm se ky nuk është rasti dhe ne nuk do të kemi probleme me të.
“De Laurentiis nuk dëshiron të shesë lojtarët e tij”, përfundoi trajneri italiani. /Telegrafi/