Telegrafi

Ancelotti i lumtur te Chelsea

“Këtu është pak më ndryshe, sepse është sezoni im i parë jashtë Italisë. Dëshiroj të arrij sukses me klubin tim dhe jam i lumtur, jo i frikësuar, pa tension, pa presion. Jam lumtur që do të fillojë sezoni”.

“Kam një ndjenjë të mirë me atmosferën në këtë klub, dhe ishte e njëjta (atmosferë) edhe në ndeshjen kundër Manchester United”, ka thënë Ancelotti për faqen zyrtare të Bluve.