Telegrafi

Ancelotti i lehtësuar pas fitores së parë

Të parët kishin shënuar mysafirët nga Hull City, dhe kjo kishte bërë që tifozët e tyre të këndonin kundrejt Ancelottit: “Do të shkarkohesh në mëngjes!”.

Megjithatë, dy golat e Didier Drogbas bënë që Blutë të marrin tre pikë të plota nga ndeshja e parë.

“E di mirë që ndeshja e fundit e Scolarit ishte kundër Hull. Prandaj fola shumë qartë me lojtarët e mi para ndeshjes dhe u thash se sot është një mision i pamundur!”.

“Dukesha shumë i urtë dhe shumë i qetë, mirëpo padyshim që isha i shqetësuar”, është shprehur Ancelotti për “News of the World”.