Telegrafi

Ancelotti i kënaqur me paraqitjet e Pastores

Argjentinasi nuk e filloi siç pritej sezonin në Parc de Princes, madje u përhapën spekulime për largimin e tij.

Mirëpo, pas kritikave të strategut italian, 23-vjeçari reagoi në mënyrë të duhur për të luajtur mirë dhe për të kthyer vetëbesimin.

“Ai e ka ndryshuar qëndrimin. Ka rikthyer vetëbesimin dhe kjo i ka ndihmuar”.

“Ndoshta pozita e tij e re i ka dhënë ndjenjën e lirisë. Ai ka luajtur në dy ndeshjet e fundit dhe ka bërë shumë mirë”, ka thënë Acelotti për RMCsport. /Telegrafi/