Telegrafi

Ancelotti i kënaqur me kontratën e re të Cole

“Jam shumë i lumtur që Ashley ka dhënë besimin ndaj Chelseat”, ka thënë Carlo Ancelotti për faqen zyrtare në internet të bluve.

“Ai është një prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë, por unë besoj se forma e tij më e mirë do të vijë në të ardhmen. Jam shumë i kënaqur që kjo do të ndodhë në fanellën e Chelseat”, ka shtuar italiani.