Telegrafi

Ancelotti i kënaqur me fitoren e Chelseat kundër United

“Community Shield 2009”, e zhvilluar ndërmjet fituesve të FA Cup (Chelsea) dhe fituesve të Ligës Premier (Manchester United), përfundoi me rezultat të barabartë prej 2-2, mirëpo pas ekzekutimit të penaltive, Blutë dolën më të suksesshëm.

“Jemi të lumtur sepse fituam një ndeshje shumë të vështirë. Manchesteri luajti më mirë se Chelsea në gjysmën e parë. Ata shënuan gol dhe për ne ishte një pjesë shumë e vështirë”.

“Pjesa e dytë ishte më e mirë për Chelsean, sepse shfaqëm më shumë forcë në lojë dhe më shumë kualitet”, ka thënë Ancelotti për “Sky Sports News”.