Telegrafi

Ancelotti i bindur se Milani do të mposhtë

Milani dhe Interi do të përballen në derbin më të madh të Serie A viteve të fundit, ndeshje e cila zhvillohet gjatë të dielës.

“Ndeshja është në favor të Milanit pasi ata do të futen në këtë ndeshje në një formë shumë më fizike dhe me një vetëbesim shumë të lartë. Tashmë ka një forcim të trefishtë të vetëbesimit në klub, pasi mposhti radhazi Genoan, Juventusin dhe Sienën”.

“Por duhet të kenë kujdes kundër Interit, të cilët kurrë nuk dorëzohem. Rikthimet kundër Sienës dhe Barit ishin të jashtëzakonshme dhe një shenjë e fortë”, ka thënë Ancelotti.

“Shumë varet edhe nga prania e Nestas. Nëse ai nuk është aty, atëherë Milani do të jetë 30% më pak efektiv. Kjo jo vetëm për shkak të fuqisë së Nestas, por për shkak të partneritetit që ai krijon me Thiago Silva”, ka shtuar ish-trajneri i Milanit./Telegrafi/