Site icon Telegrafi

Ancelotti: Hazard është i gatshëm, vetëm se preferoj para tij lojtarë të tjerë

Carlo Ancelotti beson se Eden Hazard mund të bëhet një yll në Real Madrid, por pranon se preferon të vendosë lojtarë të tjerë përpara tij në formacionin fillestar.

Lojtari 30-vjeçar ishte një zëvendësues i papërdorur për Los Blancos pasi ata mundën Barcelonën 2-1 të dielën e javës së kaluar.

Reprezentuesi belg ka startuar vetëm katër nga shtatë ndeshjet në La Liga në të cilat ai ka luajtur këtë sezon dhe ka luajtur vetëm në një nga tre ndeshjet e tyre në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Roman Abramovich po e rikthen Hazardin në Stamford Bridge?

Ancelotti është i vetëdijshëm se ish-ylli i Chelseat është mjaftueshëm i aftë për të startuar për skuadrën, por trajneri thjesht preferon të zgjedhë të tjerë, si Vinicius Junior, në vend të tij.

Ai u tha gazetarëve të martën: “Ai mund të luajë 4-3-3 në të majtë ose 4-4-2 ose pas sulmuesit. Ai është gati të luajë, por problemi është se ka një trajner që preferon një lojtar tjetër”.

Lexo po ashtu Chelsea kërkon rikthimin e Hazardit

“Ai nuk ka një status ylli në Madrid sepse ka pasur shumë lëndime dhe pak nga pak do të ketë versionin e tij më të mirë”.

“Jam i sigurt se këtë sezon do të shohim versionin e tij më të mirë dhe se ai do të luajë më shumë sesa po bën tani”.

“Hazard e ka atë. Gjithçka: cilësi, motivim. Ai duhet të durojë, ajo që ndodh është se ndonjëherë trajneri preferon lojtarë të tjerë”, ka shtuar më tej Ancelotti.

Hazard ka luftuar për të shkëlqyer në Madrid që nga ardhja e tij nga Chelsea në vitin 2019, por lëndimet e njëpasnjëshme e kanë penalizuar. /Telegrafi/

Exit mobile version