Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka thënë se do të dëshironte të punonte me Sami Khedira i cili pritet të largohet nga Juventusi.
Mesfushori i Zonjës së Vjetër, kishte thënë ditë më parë se ka ëndërruar një lëvizje në Ligën Premier dhe la të kuptojë se ai do të donte të punonte me Ancelottin në një intervistë për Sky Sport Germany.
Dhe ish-trajneri i Napolit, i cili mori drejtimin e klubit nga Goodison Park në dhjetor 2019, ka ‘kujtime të mira’ nga koha e kaluar së bashku në Real Madrid dhe me kënaqësi do të punonte me mesfushorin gjerman përsëri.
“Unë kam kujtime të mira me të në Real Madrid, është një profesionist fantastik”.
“Do të doja të punoja me të, por ai nuk do të ishte i vetmi. Në karrierën time, kam trajnuar lojtarë fantastikë, kam kujtime të mira me të gjithë”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/